Lojërat Olimpike, Zhupa: Shqipëria çon një flamur imitim kinez, skandal i Komitetit Olimpik Shqiptar

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pas lajmit se në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Paris, u shfaq një flamur shqiptar që ishte imitim kinez.

Zhupa e quan një skandal të Komitetit Olimpik Shqiptar mungesën e seriozitetit për simbolet Kombëtare.

Postimi i Zhupës:

Në Lojrat Olimpike, Shqipëria çon një flamur skandaloz imitim kinez, duke përdhosur dinjitetin kombëtar dhe simbolet kombëtare.
Mungesa e kujdesit dhe seriozitetit për simbolet kombëtare, për Flamurin Kuq e Zi, është një skandal i Komitetit Olimpik Shqiptar. Turp i madh!

Një moment i tillë duhej vlerësuar dhe kuruar me detaje, por mesa duket kujdesen më shumë që të bëjnë foto krah garuesve kur dalin kampion, edhe të mbajnë fjalime për meritat e qeverisë.

Në drejtim të komisionit të edukimit garantoj që cështja e sportit nuk do jetë më një çështje e harruar, e paprekur, por çështje që do trajtohet me rëndësinë e duhur, për peshën që duhet ketë për rininë dhe për krenarinë kombëtare në garimet ndërkombëtare.


Shtuar 27.07.2024 22:16