Lojëra fati, të dehur në timon dhe thyerje e masës së arrestit shtëpiak, prangosen 11 persona

11 persona janë vënë në pranga në 24 orët e fundit nga Policia e Shtetit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Mësohet se një 29-vjeçar është prangosur pasi ka dhunuar prindërit, një tjetër është arrestuar për lojëra fati të paligjshme, ndërsa një 35-vjeçar u prangos pasi kishte thyer masën “arrest shtëpie”.

Pesë drejtues mjetesh janë vënë në pranga pasi po drejtonin mjetet në gjendje të dehur. Në njoftimin e policisë raportohet se persona të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë të papërcaktuar vlerash monetare në banesën e personit me iniciale H. Ç..

Njoftim i policisë Tiranë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. Q., 29 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij, të cilëve iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. H., 34 vjeç, pasi në lokalin në pronësi të tij, ky shtetas ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të lojërave të fatit. Në vijim të veprimeve u proceduan dhe 7 shtetas të tjerë, klient të lokalit.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 35 vjeç, me masë sigure “Arrest në shtëpi”për veprat penale “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, sepse në rrugën “7 Marsi”, u kap jashtë banesës. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 44 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me një armë gjahu shtetasin F. R.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Xh. M., 20 vjeç, K. A., 52 vjeç dhe E. B., 30 vjeç,pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse; A. M., 45 vjeç, A. M., 28 vjeç, E. K., 26 vjeç, dhe A. G., 40 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Më datë 21.08.2021, në rrugën ‘‘Njazi Meka“,  kanë vjedhur një shumë të papërcaktuar vlerash monetare në banesën e shtetasit H. Ç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 22.08.2021 15:42