Llalla u dënua me dy vite burg, gruaja e tij u tregon gishtin e mesit gazetarëve (FOTO LAJM)

Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO, për të dënuar me dy vite burg ish-kryeprokurorin Adritik Llalla.

Pas këtij vendimi, gazetarët kanë mbërritur pranë banesës së Llallës, pasi pritej që policia të mbërrite aty për ta arrestuar.

Të lidhura

None found

Gazetarët kanë parë gruan e tij, dhe reagimi i vetëm i saj ka qenë një gjest; ngritja e gishtit të mesit nga ana e saj, në sy të fëmijëve.

Gjithashtu në media ka qarkulluar një foto e Llallës në një stacion treni në Turqi, dhe gjendja e tij shëndetësore nuk duket të jetë aq e rëndë sa e ka përshkruar avokati mbrojtës.

Kujtojmë se Llalla është dënuar me 2 vite burg, për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë.

GJKKO përveç dënimit me burg, ka vendosur që Llallës t’i hiqet për 5 vjet e drejta për të ushtruar funksione publike./albeu.com


Shtuar 22.09.2021 20:24