Llalla në kërkim ndërkombëtar, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e tij për pezullimin e dënimit me burg

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e ish -kryeprokurorit Adriatik Llalla për pezullimin e dënimit me burg.

Vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Çela, i cili pasi shqyrtoi kërkesën vendosi të mos i pranoj argumentet e avokatit mbrojtës të Llallës.

Kujtojmë se Adriatik Llalla u dënua me dy vite burg, por nuk është gjetur ende. Pas disa ditësh kërkime në Shqipëri, SPAK e shpalli Llallën në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet se ndodhet jashtë vendit./albeu.com

 

 

 

 

 

 

 

 


Shtuar 14.10.2021 10:38