Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss pritet t’u thotë kolegëve të NATO-s se “epoka e angazhimit me Rusinë ka përfunduar”.
Në një darkë pune me ministrat e jashtëm të NATO-s, Truss do të thotë se nuk ka kohë për “ngushëllim të rremë” pasi Rusia nuk po tërhiqet duke i larguar trupat nga kryeqyteti Kiev.
Në vend të kësaj, do të thotë ajo, Moska po “rigrupohet dhe ripozicionohet për të shtyrë më fort” në lindje dhe jug të Ukrainës.
Truss do të thotë gjithashtu se tashmë është koha që NATO të ashpërsojë reagimin e saj dhe të ndërmarrë veprime strategjike.
“Ne kemi nevojë për një qasje të re për sigurinë në Evropë të bazuar në qëndrueshmëri, mbrojtje dhe parandalim”.
Truss beson se Akti Themelues Nato-Rusi, i nënshkruar në 1997 dhe i konsideruar si një udhërrëfyes për bashkëpunimin e ardhshëm, ka vdekur./albeu.com