Liverpool në kërkim të një mesfushori, Matheus Nunes nën radarët e të “kuqve”

Prej kohësh Liverpool është në kërkim të një mesfushori dhe ndër objektivat e të “kuqve” është dhe një mesfushor nga ekipi anglez i Wolverhampton.

Vëmendjen e klubit e tërhoqi Matheus Nunes, Liverpool që janë të gatshëm t’i ofrojnë “ujqërve” rreth 44 milionë funte për portugezin, të paktën sipas asaj çka raportojnë mediat angleze.

Të lidhura

None found

Liverpool ishte i interesuar për mesfushorin në verë, por më pas ai kaloi nga Sporting te Wolverhampton. Transferimi arriti në 45 milionë euro dhe 5 milionë të tjera u siguruan si pagesa bonus. /albeu.com