Liverpool fitues i Superkupës së Anglisë, i “ul hundën” City-t të Guardiolas (VIDEO)

 

Liverpooli  është fituesi i Superkupës së Anglisë, pasi ka arritur të mposhtë Manchester City-n me rezultatin 3-1.

Ndeshja e cila u zhvillua në “King Power Stadium” ishte spektakolare, me të dyja skuadrat që krijuan pafund raste.

Ishte Liverpool që zhbllokoi rezultatin falë një super goli të Arnold në minutën e 21, ndërsa Haaland dhe Mahrez do të shpërdoronin disa raste flagrante në 45 minutat e para.

“Citizens” do të barazonin në pjesën e dytë, pikërisht me lojtarin e ardhur nga stoli, Alverez.

Blerja e kësaj vere përfiton nga një rrëmujë në zonë dhe dërgon topin në rrjetë në minutën e 70.

Blerja e madhe e Liverpool, Darwin Nunez, u aktivizua nga Klopp në pjesën e dytë, duke bërë menjëherë diferencën.

Ishte pikërisht Nunez që fitoi një penallti, e cila u ekzekutua saktë nga Salah në minutën e 83.

Si për t’i marrë totalisht skenën Haaland, më të cilin gara ka nisur ende pa nisur sezoni, uruguajani do të shënonte edhe golin e tretë për “The Reds” pas një goditje në bukur me kokë brenda zonës, duke i siguruar skuadrës së tij Superkupën./albeu.com

Shtuar 30.07.2022 20:00