Kryeministri Edi Rama, zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja Delina Ibrahimaj po prezantojnë momentalisht masat për krizën e energjisë.
Përmes një konference për mediat, Rama, Ibrahimaj dhe Balluku po tregojnë se cilat janë masat që do të ndërmarrë qeveria për të përballuar krizën energjetike.
Kujtojmë se Balluku bëri me dije një ditë më parë se në skenarin e Shqipërisë nuk përfshihet ndërprerja e energjisë elektrike pas orës 22:00. Ndërkohë pak ditë më parë kryeministri Edi Rama paralajmëroi se në seknarët më të keq të Europës parashikoheshin ndërprerje të energjisë pas orës 22:00.
Tregu aktual i bursës së energjisë ka pësuar goditje të rëndë për shkak të luftës në Ukrainë, ku çmimet kanë arritur shifra marramendëse./albeu.com/