Aktualisht në Tiranë ka nisur protesta e ish-kryeministrit Berisha i cili ka thirrur mbështetësit e tij kundër Ballkanit të Hapur dhe kundër vizitës së Vuçiç në Tiranë.
Ish-Kryeministri Sali Berisha është nisur për në selinë, ku do t’ju bashkohet protestuesve dhe të nisë më pas marshimi drejt Kryeministrisë.
Të lidhura
None found
Berisha ka zgjedhur që këtë protestë ta mbajë I vetëm, pasi pranë tij nuk është parë asnjë demokrat i njohur dhe mbështetës.
Në dalje të shtëpisë së tij, Berisha mbajti një fjalim të shkurtër lidhur me “Ballkanin e Hapur”.
Sali Berisha: Dua të përshëndes shumë përzemërsisht të gjithë shqiptarët sot që bashkohen në protëstën e aprë më të fuqishme për mbrojtjen e interesit kombëtar të shkelmuar nga regjimi i kreut të Meduzës, Edvin Rama.
Jemi kundër aleancës trilaterale Beograd-Tiranë-Shkup. Është kundër kësaj aleancë të mishëruar në atë që quhet Ballkan i Hapur, por në fakt kundërshtohet nga 3 vendet e tjera të Ballkanit, por konsiderohet aleancë e rrezikshem dhe nga Kroacia.
Kemi të bëjmë me një qëndrim për mbrojtjen e interesit kombëtar të shqiptarëve që është integrimi në BE. Kjo nisëm i kundërvihet në mënyrë të paskrupplt nismës së Berlinit, e frymëzuar nga Aleksandër Vuçiç, dhe vëllai i tij siamez, Edi Rama. /albeu.com/
Ndiqeni live protestën:

