Nga përplasja e protestuesve me policinë te bilbilat në seancë, çfarë ndodhi në Kuvend

Pas protestës kombëtare të zhvilluar të shtunën e 11 shkurtit, protesta e sotme e opozitës u shoqërua me tensione.

Tensionet nisën që në hyrje të Kuvendit, mes deputeteve të përjashtuar dhe gardës së Republikës. Këto të fundit, nuk i lejuan që të futen në seancën plenare, për shkak se Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Ervin Salianji, Ina Zhupa, Luan Baçi, Tritan Shehu, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati janë përjashtuar nga aktiviteti parlamentar për 10 ditë. Ndërkohë që Berisha dhe deputetët e tjera janë futur brenda për shkak se u mbaroi afati i përjashtimit.

Nga njëra anë pati përplasje mes protestueve të cilët filluan të hidhin tymuese dhe Gardës, dhe nga ana tjetër mes demokratëve dhe socialistëve brenda Parlamentit.

Lindita Nikolla u detyrua disa herë të ndërpriste seancën parlamentare për shkak të kaosit të krijuar, ndërsa në përfundim Sali Berisha dhe Flamur Noka u përjashtuan nga Kuvendi.

Pas këtij veprimi, Nikolla mbylli seancën ndërsa Berisha iu bashkua protestueve jashtë.

Kreu i PD-së theksoi se të drejtat e 750 mijë votuesve të PD-së po shtypen në Parlament dhe si nuk do ta lëjojë një gjë të tillë duke paralajmëruar protestë tjetër ditën e enjte.

Sakaq kryeminsitri Rama kishte zgjedhur që mos i bashkohej as seancës së sotme në Kuvend. Ai postoi një video në Facebookun e tij ku shfaqej duke ndezur qiri në nder të viktimavë të tërmetit në Siri dhe Turqi.

Albeu.com sjell të gjitha zhvillimet LIVE  më poshtë

19:05- Balla: Kuvendi nuk mund të keqpërdoret nga Berisha, ka hallin e Gërdecit dhe 21 janarit

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, pas mbylljes së seancës plenare deklaroi para medias se sjellja e opozitës në Kuvend vjen pasi SPAK po heton Gërdecin dhe 21 janarin.

“Unë mendoj se çdo qytetar e mendon skenarin, ditën që dosja “Gërdeci” po përparon drejt një gjykimi të drejtë për të garantuar që personat e përfshirë të vendosen para drejtësisë nuk ka qenë e papritur për ne, që ne të kishim përshkallëzim të personit të akuzuar, Sali Berishës, në raport me Kuvendin dhe institucionet.”, tha ai.

Ai theksoi se përpjekja e tyre për të penguar Kuvendin është e kotë. Sipas Ballës, nesër do t’i drejtohen sekretariatit, ndërsa do kërkojnë të merren masa ndëshkimore ndaj atyre që pamundësojnë zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit.

“Përpjekja e tyre për të penguar punimet e Parlamentit është e kotë. Ne nuk mund ta lëmë që Kuvendi të keqpërdoret nga Berisha dhe persona të tjerë. Është qesharake që Flamuri i Saliut, nga fillimi i seancës të përdorin bilbila dhe të bëjnë zhurmë dhe ne do t’i drejtohemi nesër sekretariati, ku kërkojmë të merren masa”, tha ai.

18:47- Berisha para protestuesve: Në Parlament po shtypen të drejtat e 750 mijë zgjedhësve, ne nuk e tolerojmë. Rroftë Revolucioni!

Sali Berisha pasi doli nga Kuvendi falenderoi protestuesit të cilët ishin mbledhur jashtë ambienteve të Parlamentit.

Parlamenti shqiptar u dominua nga fantazma e McGonigal të Edi Ramës, theksoi Berisha.

Kreu i PD-së u ndal dhe te deklarata e bërë të premten ku tha se “Erion Veliaj së bashku me ministra dhe ministre ka bërë orgji në night clube të Tiranës.”

Ai shtoi se ka foto dhe prova.

Berisha: Ato janë një realitet dhe hetimit do t’i jepen. Por ato nuk janë kryesore, kryesore është lidhja e dy tradhtarëve, MCGonigal dhe tradhtarit të kombit shqiptar, Edi Rama. Prania juaj këtu i detyroi të largohen nga Parlamenti, por edhe tjetër do duhet tu marrin leje ju për tu larguyar nga Parlamenti. Ndaj iu them, më mirë zbatoni rregullat, l;igjet dhe respektoni të drejtat e opozitës. Janë 750 mijë zgjedhës, të drejtat e tyrë shtypen në Parlamenet dhe ne nuk e tolerojmë këtë. Rroftë Revolucioni, rrofshi ju.

Ndërsa para selisë së PD-së, Berisha premtoi se beteja do të vazhdojë deri në fitoren e plotë të Revolucionit.

Berisha: Kjo betejë do vazhdojë deri në fitoren e plotë të Revolucionit demokratik mbi monizmin e bazbuar në drogë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

18:41- Berisha: Zhurma e deputeteve të PS në parlament më bën mua të hetoj 10 herë më shumë për videot në klubet e Tiranës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se zhurmat në Kuvend të deputeteve socialiste në kuvend, e shtyjnë atë të hetojë edhe më shumë për videot erotike në pub-et erotike.

Ai deklaroi sërish se nuk do të bëjë asnjë video erotike në Facebook-un e tij.

“Ju e patë. Edi Rama kishte bindur zonjat e PS se akuzat e mia dhe se skandali McGonigal nuk kishte në epiqendër Edi Ramën, por disa afera aksesore në pubet dhe clubet e Tiranës. Po kishte turp më të madh se sa të protesttonin për deklarat që unë i kam bërë në konferencë shtypi. Të shpreheshin sikur ishte secila prej tyre e akuzuar. unë ja thashë në parlament se çdo dokument do e dorëzojmë në komisionet hetimore këtu dhe në SHBA. Por në natyrën time nuk keni parë kurrë të publikuar në Facebook, asnjë video apo foto të akrakterit erotik sepse unë nuk merrem me to. Në këtë rast fakti që reagun kaq fuqishëm këto zonja, më bën mua të hetoj në çdo drejtim. Po mos kisha fakte mund të bëja deklaratën unë tani ky reagim kolektiv i zonjave socialiste më bën mua të hetoj. Kjo ishte miza mbas veshit, do hetoj edhe 10 herë më shumë për t’i shkuar deri në fund”, tha Berisha.

18:32- Përjashtohet nga Kuvendi Flamur Noka

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, përjashtoi nga parlamenti deputetin, Flamur Noka, për shkak se ky i fundit theu rregullat dhe shkeli etikën gjatë secës që u zhvillua sot.

Noka u ngrit në këmbë dhe ndërpreu deputetin socialist Toni Gogu, i cili ka qenë duke folur nga vendi.

Gjatë kohës që Gogu idhte duke folur, Noka dhkoi dhe ka fishkëlleu me bilbil, ndërsa i uli edhe mikrofonin.

18:32- Balla: Hallin e Sali Berishës nuk e zgjidh dot bilbili, skemat e opozitës në Kuvend të qëllimshme nga frika e SPAK

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e ka cilësuar një skenar të mirëorganizuar të opozitës bllokimin e foltores dhe rishjen e seancës plenare.

Sipas tij e gjitha kjo nisi pasi në SPAK u rihap çështja e gërdecin ku i përfshirë ëhstë Shkëlzen berisha, si dhe rihapja e 21 janarit.

Sipas tij hallin e Sali Berishës me drejtësinë nuk e zgjidh dot bilbili.

18:31 – Socialistët dhe demokratët s’gjejnë paqe, Rama nuk i bashkohet në Parlament, ndez qiri për viktimat e tërmetit (Video)

Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndezur një qiri në nder të viktimave të tërmetit në Siri dhe Turqi.

Ai ka vendosur që mos i bashkohet as seancës së sotme plenare në Kuvend.

Ndërkohë opozita është duke protestuar jashtë ambienteve të Kuvendit, ndërsa një pjesë tjetër e deputetëve demokratë ndodhen në Parlament.

Edhe pse ditë zie kombëtare, seanca plenare është shoqëruar me tensione të shumta mes socialistëve dhe demokratëve. Lindita Nikolla ka vendosur të përjashtojë Berishën nga seanca plenare, sespe sipat tyre ka përdorur gjuhë jo etike ndaj deputetëve në Kuvend.

18:26- Nikolla përjashton Berishën nga seanca plenare: T’iu vijë rëndë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përjashtoi nga seanca e sotme plenare kryetarin e PD-së, Sali Berishën.

Pas tensioneve me të cilat u shoqërua seanca dhe pas bllokimit të Foltores nga ana e Berishës dhe deputetëve të PD-së, Nikolla vendosit përjashtimin e tij.

Nikolla: Jeni i përjashtuar nga seanca plenare. Mos abuzoni me mandatin e deputeteti, t’iu vijë rëndë.

Berisha më pas iu drejtua protestueve të cilët ishin mbledhur jashtë ambienteve të Kuvendit dhe theksoi se nuk do të lejojë që të shtypen të drejtyat e 750 mijë zgjedhësve në Kuvend.

18:25- “Te dogji miza pas ksule”, Berisha-Elisës: Nuk i mbulon dot orgjitë e McCgonial

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka vijuar sërish me me fjalor ofendues në Kuvend sot.

Teksa Nikolla i ndërperu fjalën për shkak të ofendimeve, Berisha hyri live nga llogaria e tij në Facebook.

Ai u ndal deklarata e tij dy ditë më parë, ku tha se McGonigal është filmuar në orgji. Berisha ftoi këdo që i ‘djeg’ kjo çështje, të flasë.

Nuk munguan as ironitë dhe akuzat ndaj Elisa Spirotalit.

Berisha: Këtu në këtë strofull të krimit e mafies ndodhi vakia e fundit. Një ish-ministre kërkoi dënimin tim sepse unë jashtë kuvendit kam denoncuar veprimtari erotike të Mçgonial në Tiranë. Të dogji miza pas ksule, Elisa çfarë pate që u ngrite . Nuk e mbulon dot. E kupton apo orgjitë e Mçgonigal janë reale. Jepja fjalën kush e do tjetër. Kujt i djeg miza pas veshit merreni fjalën me tadhë.

18:24- Tension në sallën e parlamentit! Noka i bie bilbilit gjatë kohës që Gogu po fliste, Nikolla ndërpret seancën

Vijon të jetë mjaft e tesnionuar seanca plenare. Deputeti Flamur Noka është ngritur në këmbë dhe ka ndërprerë deputetin socialist Toni Gogu, i cili ka qenë duke folur nga vendi.

Gjatë kohës  që Gogu ka qenë duke folur, Noka ka shkuar dhe ka fishkëllyer me bilbil, ndërsa i ka ulur edhe mikrofonin.

Në këtë moment ka ndërhyrë Lindita Nikolla duke ndërprerë sërish seancën.

18:17- “Shefat e policisë dreka e darka me kriminelë”, Meta: Rama ka tmerr nga fjala e opozitës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta që në nisje të fjalimit të tij nga protesta e opozitës, lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Meta: Parlamenti është shtëpia e përfaqësuesve. Ju këtu dhe të gjithë ne përfaqësojmë 750 mijë vota për të certifikuar. Kanë tmerr nga fjala e opozitës nga e vërteta. Ky nuk është më parlamenti i shqiptarëve që respekton rregulloren, por është kthyer në institucion që i shërben Ramës. Policët tanë paguhen më keq në rajonin tonë. Shefat e tyre janë të besuar dhe janë në mes të ditës e natës me trafikantë të drogës dhe kriminelë. Kanë frikë nga fjala e opozitës sepse mësuesit tanë janë më të keqpaguarit në rajon.

Më pas, kreu i PL-së, ndërpreu fjalën e tij jashtë Kuvendit për të dëgjuar fjalën e Sali Berishës, i cili ndodhet në seancën plenare.

18:13- Berisha: Nuk i bëj publike videot erotike, përse ju dogji deklarata ime

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi në Kuvendin e Shqipërisë, se disponon video erotike të kryeministrit Edi Rama, por nuk do t’i bëj publike për shkak të etikës.

Berisha tha se ai ka personalitet dhe nuk do të fyejë asnjë nga zonjat që është pjesë e këtyre videove erotike.

“Kemi të bëjmë me një agjent shumë të rrezikshëm, një tradhtar të SHBA, një armik të egër të opozitës dhe demokracisë shqiptare. Në këtë rast, çdo dokument që unë disponoj dhe do të disponoj, do ti dorëzoj në organet kompetente hetimore. Por përsëri kureshtjen tuaj për skena dhe për gjëra, mos kujtoni se ua plotësoj unë, kurrë. Unë kam një censurë të plotë për çdo video, mesazhi erotik që vjen për tu publikuar, nuk ndodh ajo.
Po ku shkoi ajo. Pse çfarë mendon ti, se do të them unë fjalët që thotë kryetari jot, mos e prit atë ndonjëherë. Jam Sali Berisha unë, nuk jam Edi Rama që ndal gratë sa herë shkon në fushatë elektorale. Nuk e bëj unë atë.
Nuk jam unë, ai që e di se ç’heqin ministret në mbledhjet e qeverisë me fjalorin prej rrugaçi që përdor dhe fjalorin. Kurrë mos i kërko tek unë.

Jam i detyruar të respektoj, pavarësisht se e dua apo nuk e dua, unë nuk mund të fyej publikisht një grua. Nuk dëgjova asnjë, përmenda emra unë aty. Asnjë emër. Po pse u djeg kjo gjë. Çfarë ndodh me këtë. Pse me këtë kërkoni të mbuloni ju marrëdhënien sekrete të Edi Ramës me McGonigal. Nuk mbulohet me këto. Është e turpshme.
Jeni jashtëzakonisht të keqorientuara.”, tha Berisha.

18:05- Tension në Kuvend, deputetët e opozitës bllokojnë sërish foltoren! Nikolla ndërpret seancën

Ashtu si në të gjitha seancat e fundit deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, për shkak se nuk ju është ndërprerë fjala nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Nikolla i ka ndërprerë fjalën Flamur Nokës dhe Oerd Bylykbashit, duke i cilësuar deklarata e tyre si shkelje të etikës dhe fyerje të deputete gra në Kuvend.

Mënjehërë sapo ju është ndërprerë fjala të gjithë deputetët e opozitës janë afruar tek foltorja duke e bllokuar ata.

Kjo “skemë” e deputetëve të opozitës për bllokimin e foltores është e përsëritur në çdo seancë, sa herë ju ndërpritet fjala.

Pas këtij vepimi, Lindita Nikolla ka ndërprerë seancën duke kërkuar 5 minuta pushim.

18:00- 27 deputetë të PS-së kërkojnë ta përjashtojnë, Balla kërcënon Berishën: Kam video me maskarallëqet që ke thënë

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha sot në seancë plenare se ka video në të cilat provon fjalor banal të Berishës.

Në fjalën e tij, pas kërkesës së PS-së për pëtjashtim maksimal nga Kuvendi të Berishës, Balla tha se kjo histori me gjuhë të tillë duhet të marrë fund.

“Në të drejtë vajza gra deputete dhe anëtare të Qeverisë kanë ngritur sot një shqetësim. Unë do të shpresoja shumë që minimalisht vajzat gra deputete të opozitës të dilnin dhe të lexonin deklaratat e deputetit Berisha 3 ditë më parë. Kanë qenë të turpshme, të rënda.
Kuvendi nuk mund të ndalet këtu për shqyrtimin e kësaj çështjeje. Aleanca e Grave të mblidhet nesër. Merreni dhe dëgjojeni dhe nëse ndonjë nga familja juaj e justifikon atë deklaratë atëherë në rregull jam unë. Duhet t’i japim fund një herë e mirë kësaj historie”, tha Balla.

17:56- Ilir Meta iu bashkohet protestuesve para parlamentit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ju është bashkuar protestuesve para parlamentit.

Meta ka qnë i shoqëruar nga Endrit Brahimllari, dhe një grup eksponentësh të Partisë së Lirisë.

Kujtojmë që në Kuvend ka tension mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, pasi këta të fundit kërkuan përjashtimin e Sali Berishës.

Gjithashtu ka patur edhe përplasje mes policisë dhe protestuesve.

17:54- Berisha i përgjigjet Denajt: Dëshironi të dëgjoni nga goja ime ato që thotë Rama, unë kam edukatë tjetër

Sali Berisha ka replikuar në Kuvend pas kërkesës së 27 deputetëve socialistë, të cilët kërkuan përjashtimin e tj nga Kuvendi për fyerje dhe gjuhë të papranueshme kundrejt deputeteve.

Ai iu përgjigj Anila Denaj, e cila bëri leximin e deklaratës, ndërsa Berisha theksoi se ai nuk do të përdorë fjalët që i përdor shefi i saj politik, Edi Rama.

Berisha: Me asnjë akt nuk mund të sfumoni skandalin e tmerrshëm që jeni përfshirë. McGonigal mori përsipër si vrasës me pagesë të shkatërrojë opozitën, mori përsipër shumë e shumë veprime për të cilat kryetari juaj dhe një pjesë e juaja e mirë jeni në gjykim. Për sa i përket zonjës (Anila Denaj), do them një gjë: Ty duket të pëlqejnë ato që thotë Rama, por unë ato nuk i them kurrë sepse unë kam edukatë tjetër. Nuk kam si ta kuptoj reagimin tënd përvecse  si një dëshirë që të dëgjosh nga unë ato që thotë kryetari yt, por nuk ke për t’i dëgjuar kurrë.

17:51- PS kërkoi përjashtimin e ish-kryeministrit, Kryemadhi i del në mbrojtje: Berisha shquhet për xhentilesë ndaj femrave

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtim më afat maksimal nga Kuvendi për Sali Berishën për shkak se thyerjes së etikës dhe ofendimeve që ka bërë gjatë seancave të kaluara në parlament, sipas socialisteve.

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi i ka dalë në mbrojtje kreut të PD-së Sali Berisha, pasi PS kërkoi përjashtimin e tij nga Kuvendi.

Kryemadhi: Berisha shquhet  për xhentilesë ndaj femrave, Edi Rama i konsideron gratë e partisë si burra, kurse burrat si gra. Nikolla, mos u përdorni në mënyrë kaq primitive, kryeminsitri shquhet për dhunë verbale ndaj grave, tërhiqeni atë gjë se është shyumë e turpshme, mos bëni më gjëra të tilla. Kam dashur të flas dy herë dhe nuk më ke dhënë të drejtën e fjalës. Zbatoni Kushtetutën e Kuvendit e di që jeni në presion të madh, por nuk kemi ccfarë t’i bëjmë McGonigalit. Mos u bëni dhe ju jashtëqitja e tij.

17:50- PS kërkon ta përjashtojë nga Kuvendi, Berisha: S’mund ta sfumoni skandalin McGonigal

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se asgje nuk mund të sfumojë skandalin McGonigal dhe trakimet e Ramës me ish-agjentin e FBI-së.

Gjatë fjalës së tij pas kërkesës së PS-së për përjashtim të Berishës me afata maksimal nga kuvendi, kreu I PD-së tha se asgje nuk e ndal atë.

“Me asnjë akt nuk mund të sfumoni skandalin e tmerrshëm që jeni përfshirë. McGonigal mori përsipër si vrasës me pagesë të shkatërrojë opozitën, mori përsipër shumë e shumë veprime për të cilat kryetari juaj dhe një pjesë e juaja e mirë jeni në gjykim”, tha Berisha.

17:46- PS kërkon përjashtim të Berishës me afat maksimal nga Kuvendi

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtim më afat maksimal nga Kuvendi për Sali Berishën për shkak se thyerjes së etikës dhe ofendimeve që ka bërë gjatë seancave të kaluara në parlament.

27 deputetë mëoshet se kanë firmosur kërkesë për përjashtimin e Berishës.

“Berisha ka kapërcyer çdo limit etik, organte e kuvendit të marrin masa”, tha Anila Debaj në seancën plenare të Kuvendit sot.

17:44- Fation Veizaj la mandatin, betohet në Kuvend Gëzim Ademaj

Gëzim Ademaj është betuar ditën e sotme në Kuvend si deputeti më i ri i Parlamentit të Shqipërisë.

Ai mori mandatin e lënë nga deputeti vlonjat Fation Veizaj, pasi ky i fundit dha dorëheqjen.

Fation Veizaj, më 16 shkurt kur nisi sesioni i ri parlamentar njoftoi kryeparlamentaren Lindita Nikolla për dorëheqjn e tij.

“Për fat të keq, prej një viti e gjysëm, Partia Demokratike nuk po ia del t’i japë fund përçarjes. As lidershipi dhe as deputetët e saj nuk po i përgjigjen interesit të demokratëve për ta bërë atë një forcë udhëheqëse…”, shkruan Veizaj ndër të tjera në mesazhin e tij.

“Duke refuzuar kategorikisht përjashtimet nga njëra anë, por dhe mënyrën e përdorur nga individë të caktuar në kërkim pushteti personal, pa respektuar dinjitetin e deputetëve të zgjedhur dhe me pasojë thellimin e përçarjes nga ana tjetër, kam vendosur të heq dorë nga mandati i deputetit.”

Veizaj është deputeti i tretë në valën e largimeve nga radhët e PD-së. Ishte deputeti Alfred Rushaj në nëntor të vitit të kaluar që vendosi të dorëzojë mandatin e pas tij deputetja Grida Duma.

17:25 – Tension para Kuvendit të Shqipërisë, nis përplasja mes qytetarëve dhe policisë

Ka nisur përplasjet mes qytetarëve para Kuvendit dhe policisë. Shkak janë bërë hedhja e disa flakadaëve si dhe tentatia e potestuesve për të çarë kordonin e policisë.

Pranë efektivëve të thjeshtë janë afruar forcat speciale. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar as nga ana e protestuesve dhe s nga ana e policisë.

17:22- “Edi me dash shkon dot në Shtëpinë e Bardhë?” Pankartat pikante nga protesta e opozitë (FOTOLAJM)

Protestuesit e opozitës janë mbledhur para Kuvendit ku po zhvillohet seanca e sotme plenare.

Me pankarta në duar ata kanë ironizuar skandalin McGonigal, pasi ka dalë në pah edhe emri i kryeministrit Rama.

Ky i fundit ka takuar në fshehtësi ish-agjentin e FBI-së i cili akuzohet për korrupsion nga SHBA.

Disa prej pankartave pikanet që mbajnë në duar protestuesit janë:

“Edi Rama, homo corruptus”

“Edi is a brand name in FBI files”

“Edi, FBI is watching you”

“Edi me dash a shkon dot në Shtëpinë e Bardhë.”

17:12-  Përplasje në dyert e Kuvendit, pa drita salla e seancës plenare! Shihni çfarë bëjnë deputetët e opozitës

Ashtu siç edhe pritej ka qenë mjaft e tensionuar situata para Kuvendit të shqipërisë, ku pritet të nisë seanca plenare.

Në hyrje të Kuvendit ka përplasje mes deputetëve të përjashtur të opozitës edhe gardës, pasi nuk po lejohet të futen brenda.

Ndërkohë që brenda sallës së seancës plenare ku ndodhet një grup deputetësh është ndërprerë energjia elektrike.

Në shenjë protest deputetë kanë ndezur dritat e celularëve.

Ndërsa jashtë gardhit rrethues të parlamentit me qindra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së opozitës dhe po zhvillojnë protestë.

17:10 – Socialistët në Kuvend, opozita jashtë proteston, Rama pret kryeministrin e Bavarisë

Teksa në Kuvend po zhvillohet seanca parlamentare dhe jashtë ambienteve të Parlamentit opozita po proteston, kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim kryeminsitrin e Shtetit të Lirë të Bavarisë Markus Söder, me të cilin firmosi edhe marrëveshje dy palëshe.

Sipas tij këto marrëveshje do t’i hapin rrugë bashkëpunimeve mes dy vendeve.

Rama: Sic e dini të gjithë thuajse 40 vjet më parë në Shqipëri erdhi kryeministri i shtetit të lirë të Bavarisë, si turist. Marrëdhënia mes shtetit të lirë të Bavarisë dhe Shqipërisë vijoi të konsolidohet edhe më pas. Në kushtet e Shqipërisë çliruar prej peshës së diktaturës, Bavaria u bë një mbështetje e vazhdueshme drejt BE. Jam shumë i kënaqur sot që na viziton pasarrdhësi i tij, kryeministri aktual i shtetit të Lirë të Bavarisë, për të ushqyer një traditë të mirë të nisur me Shqipërinë. Duhet të vinte më parë, por ndodhi pandemia, më pas më ftoi mua në Bavari në një vizitë speciale, dhe më premtoi se do vinte shumë shpejt në Shqipëri.

Marërveshja që firmosëm i hap rrugë gjërave që do të bëjmë së bashku. Bavaria është sot një shtëpi për një komunitet të rëndësishëm shqiptar. Po flisnim edhe për një revolucion dixhital, që përkon edhe me ambicien tonë. Tre gjëra do them në fund. Kryeministri ka ardhur këtu me përfaqësues të sipërmarrjes dhe dëshirën për të hapur zyrë të Bavarsë për të zhvilluar sipërmarrjen në Tiranë.

Folëm për të hapur një shtëpi të kulturës së Bavarisë në Tiranë, një ide që e pëlqeu shumë. Folëm edhe për të mbështetur më shumë të rinjtë.

16:57 – “Nuk ju vjen turp”, deputetët e përjashtuar të opozitës nuk lejohet të hyjnë në parlament nga garda

Ka filluar me tension që në hyrje të derës së Kuvendit seanca e sotme plenare, shkak ëhstë bërë ndalesa e deputetëve të opozitës për të hyrë brenda në godinë.

Garda nuk ka lejuar deputetët e përjashtuar nga seanca për të hyrë brenda godinës, mes tyre janë Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Luan Baçi, Albana Vokshi.

“Po mbani vendet e punës. Nuk ju vjen turp”, dëgjihet Albana Vokshi ndërsa i drejtohet gardës.

16:51 – Seanca plenare! Mazhoranca hyn nga dera mbrapa për të shmangur protestuesit, Berisha shkon në Kuvend i shoqëruar nga deputetët dhe qytetarët

Parlamenti do të zhvillojë seancën e radhës në orën 17:00. Nga ana tjetër PD ju ka bërë thirje qytetarëve që të jenë para Kuvendit, pasi sipas tyre opozitës po ju ndalohet fjala e lirë.

Prej disa minutash ka filluar mbledhja e qytetarëve par parlamentit. Nga ana tjetër ministrat dhe deputetët e mazhorancës kanë zgjedhur të hyjnë nga mbrapa Kuvendit, në mënyrë që të shmangin përplasjet me qytetarët.

Ndërkohë kreu i PD, Sali Berisha, ka dalë nga selia blu dhe ëhstë nisur drejt Kuendit, i shoqëruar nga deputetët e opozitës si dhe nga dhjetra qytetarë.

16:21- Berisha para protestës thirrje qytetarëve: Mblidhuni në protestë para Kuvendit, të revoltohemi kundër dhunimit

Vetëm një orë para nisjes së seancës plenare të Kuvendit dhe njëkohësisht të protestës së paralajmëruar nga opozita, Sali Berisha në një deklaratë nga selia blu, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në atë që ai e quajti revoltë.

Kreu i demokratëve theksoi se kjo protestë shënon vazhdimin e revolucionit demokratik, i cili ka për qëllim madhor ngritjen e zërit, revoltën kundër dhunimit.

Sipas tij, deputetët e opozitës trajtohen në parlament me praktika staliniste pasi u mohohet e drejta e fjalës dhe nuk lejohen të formojnë komisionet hetimore.

Berisha: Kjo protestë që shënon vazhdimin e revolucionit demokratik, ka për qëllim madhor ngritjen e zërit, revoltën kundër dhunimit.   750 mijë zgjedhës shqiptarë me datën 25 prill votuan partitë opozitare. Përfaqësuesit e 750 mijë qytetarëve, trajtohen në parlamentin shqiptar me praktika absolutisht staliniste. Përfaqësuesit e këtyre qytetarëve që kanë detyrë themelore mbrojtjen e interesave të tyre, u mohohet e drejta e fjalësa dhe nuk lejohen të formojnë komisionet hetimore parlamentare si një institucion themelor për të bërë transparencë. Super skandali Rama-McGonigal, ka tronditur opinionin publik në SHBA, në Europë dhe Shqipëri.

Ai u ndal te skandali McGonigal dhe tha se pasojat e këtij korruptimi janë të shumëfishta. Ai shtoi me dije se Kongresi i SHBA-ve po heton dhe kanë besim, por është detyrë emergjente e parlamentit shqiptar të hetojë dosjen e Tiranës në këtë superskandal.

Berisha: Në këtë superskandal, dosja shqiptare është e një rëndësie të jashtëzakonshme për zbardhjen e të vërtetave rreth këtij skandali, Kjo dosje është historiku i kuptimit të kryezbuluesit të FBI-së, pagesës së tij si vrasës për shkatërrimin e opozitës shqiptare. Pasojat, e këtij korruptimi, janë të shumëfishta. Kongresi i SHBA-ve po heton dhe ne kemi besim në hetimin e tij. Por është detyrë emergjente e parlamentit shqiptar të hetojë dosjen e Tiranës në këtë superskandal. Parlamenti nuk mund të ketë asnjë agjendë tjetër veçse hetimin e skandalit Rama-McGonigal. Qytetarë, zëri juaj dhe prania juaj ka një rëndësi vendimtare për demokracinë në Shqipëri që sot është shndërruar në fiktivitet. Por duhet që secili të rezistojë, të bashkohen me forcat e tyre për t’i dhënë përgjigjien e merituar këtij regjimi.

Ai ironizioi edhe videon e postuar nga kryeministri Edi Rama në facebook, ditën e protestës së 11 shkurtit, duke thënë se ishte një video e regjistruar kohë më parë.

Berisha: Ata që u strukën në vrimën e miut, në datën 11 shkurt, që postuan video të regjistruara kohë më parë, tani dalin nga vrima e miut dhe tallen me qytetarët. Tallen me protestën e tyre të jashtëzakonshme, ky është morali i tyre dhe karatkeri i tyre. Sot në orën 17:00 iu ftoj të gjithëve para parlamentit të dëgjohet zëri juaj, në sallë dhe jashtë saj.

16:00 – Opozita protestë para parlamentit, “blindohet” Kuvendi

Na ndan vetëm një orë nga protesta e radhës e PD-së, e thirrur nga Sali Berisha.
Tubimi do të zhvillohet para parlamentit, ndërkohë që në të njëjtën kohë do të mbahet seancë plenare në kuvend.

Burime për Albeu.com bëjnë me dije se rreth godinës së Kvendit ka forca të shumta policie.

Gjithashtu për përforcime ka ardhur një autobot me ujë si dhe furgonë të shumë policie.
Në total pritet të angazhohen rreth 1 mijë efektivë për të siguruar mbarëvajtjen e protestës, ndër to edhe forcat Shqiponja dhe FNSH. Ato do të jenë në terren pranë zonës së Xhamisë dhe do të ndërhyjnë vetëm në rast se protesta del jashtë kontrollit.

Ndërkohë, rreth orës 15:00 do të ketë kufizime të qarkullimit në rrugët përreth kuvendit dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark”, por edhe në një pjesë te rrugës së Elbasanit. Në sheshin “Fan Noli” pritet bllokimi total i qarkullimit të mjeteve. /Albeu.com