Gjysmëfinalja historike në Botërorin e Boksit, ndiqni duelin e Alban Beqirit

Alban Beqiri kthehet sot përsëri në ring në Botërorin e Boksit, ku ka arritur të shkruajë historinë pasi ka siguruar të paktën medaljen e bronztë për Shqipërinë,

Por boksieri shqiptar, do të mundohet që të hedhë hapin e radhës në një aktivitet fantastik për të, duke tentuar të mposhtë rusin Vadim Musaev për të arritur ndoshta në finalen e turneut në Beograd. Ndiqni LIVE takimin e boksierit shqiptar.


RRUGA DREJT MEDALJES

Ndeshja e parë 5-0 kundër kenianit Maina

Ndeshja e dytë 5-0 kundër lituanezit Banis

Ndeshja e tretë 4-1 kundër panamezit Bekford

Ndeshja e katërt 4-1 kundër jordanezit Eashash.


Shtuar 4.11.2021 19:48