LIVE/ 56 viktima e qindra të plagosur, pamje lufte nga konflikti Izrael-Palestinë (VIDEO)

Izraeli nuk do të ndalojë sulmet ndaj Gazës derisa të arrihet “qetësia e plotë”, ka thënë ministri i mbrojtjes i Izraelit, raporton The Guardian. Deri më tani kanë vdekur 56 persona, palestinezë dhe izraelitë.

Ushtria izraelite u shpreh se kishte vrarë katër komandantë të lartë të Hamasit dhe disa operativë të Hamasit në një seri sulmesh. Viktimat përfshinin Bassem Issa, komandanti i Brigadës së Qytetit Gaza, kreu i komandës kibernetike.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha: “Ne eliminuam komandantët e lartë të Hamasit dhe ky është vetëm fillimi. Ne do t’u shkaktojmë goditje që ata as nuk mund t’i ëndërronin “.

Ushtria e Hamasit më vonë konfirmoi vdekjen e një komandanti të lartë dhe një numri luftëtarësh.”

Që nga e hëna, ushtria izraelite ka kryer qindra sulme ajrore në Gaza dhe grupet militante palestineze kanë qëlluar me breshëri raketash të shumta në qytetet izraelite. Dy ndërtesa shumëkatëshe që përmbajnë banesa dhe zyra në Gaza City janë vënë në shënjestër.


Shtuar 12.05.2021 23:36