Shqipëria është një nga vendet e rralla në botë, ku mund të gjesh një larmishmëri emrash, që vijnë nga paraardhësit, besimi, bashkimi i emrave dhe sidomos nga filmat e telenovelat.
Me pak fjalë në Shqipëri ke “globin” e emrave dhe vitet e fundit ky fenomen sa po vjen edhe po shtohet duke e humbur tanimë atë listën karakteristike të emrave që mund të ketë një shtet.
Ndërkohë, në një listë të bërë gati nga “AlbanianStats” vërehet një lloj tjetër emrash që u janë vënë sëfundmi fëmijëve në lagjet e qendrës së kryeqytetit, siç janë njësia nr.10, ajo nr.5, etj.
Sipas kësaj liste, emrat më të përhapur për djem janë “Ted”; “Edgar”; “Glen”; “Bjorn”; “Lorin”, ndërkohë që emrat më të përhapur për vajza janë: “Gea”; “Lorna”; “Holta”; “Hilda”; “Juna”; “Ines”, etj.
Emrat më të përhapur në lagjet e qendrës së Tiranë