Talebanët kanë filluar vendosjen e ligjeve të ashpra në Afganistan pas ardhjes së tyre në pushtet.
Ditët e fundit ata kanë përgatitur një listë të gjatë me emrat e homoseksualëve të cilët i pret ekzekutimi.
Dailymail përcjell se homoseksualiteti dënohet ashpër atje dhë sipas saj personat që janë pjesë e listës i pret një vdekje e dhimbshme.
Drejtori i një grupi të të drejtave të njeriut LGBT+ ka pohuar se talebanët kanë krijuar një listë të homoseksualëve që duan t’i vrasin.
“Kjo është një kohë vërtet e frikshme për të qenë në Afganistan,” tha për France 24 Kimahliu Poëell, drejtor ekzekutiv i Rainboë Railroad, e vetmja organizatë ndërkombëtare LGBT+ në terren në Afganistan
“Tani e dimë me siguri se talebanët kanë një ‘listë vrasjesh’ që qarkullon, duke identifikuar personat LBTQI+,” tha ai. Nën sundimin e talebanëve, personat LGBT janë ndër më të rrezikuarit në Afganistan./albeu.com/