Është mbyllur afati për kandidaturat e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, e cila ishte deri ditën e djeshme.
Pasi Parlamenti shkarkoi me propozim të Komisionit të Medias këshillin e parë si pasojë e shkeljeve të gjetura në procedurat për garën e drejtorit të përgjithshëm, kjo listë e re është e përbërë nga 68 kandidatë që do të garojnë për 11 pozicione në Këshillin Drejtues.
Gjithashtu, deri në datën katër mars ishin paraqitur 56 kandidatura, ku deri ditën e djeshme numri shkoi deri në 68 pjesëmarrës që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë votim.
Mes tyre qëndrojnë emra të shquar aktorësh, pedagogësh e kompozitorësh, si Agim Bajko, Arben Derhemi, Edmond Zhulali, Zylyftar Bregu e të tjerë.
Kujtojmë se më 17 shkurt socialistët dhe demokratët votuan me shumicë votash për shkarkimin e kreut dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.
Shkarkimi i tyre erdhi pas evidentimit të paligjshmërisë dhe mungesës së transparencës në garën për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar. Por, edhe për shkak të “heshtjes” dhe padrejtësive që ishin bërë ndër vite në këtë institucion.
Lista e plotë:
1. Agim Bajko
2. Alfons Zenelaj
3. Alket Braho
4. Anila Varfaj
5. Anna Kove
6. Arben Derhemi
7. Arben Lami
8. Arben Muça
9. Arian Syknej
10. Arjan Çuliqi
11. Artan Maku
12. Artan Reçi
13. Artur Zonja
14. Bardhyl Sejdarasi
15. Besnik Bisha
16. Belioza Çoku
17. Blerti Delija
18. Bujar Kapexhiu
19. Durim Neziri
20. Drita Avdyli
21. Edmond Zhulali
22. Elton Kadisi
23. Enio Civici
24. Erjona Kakeli
25. Erion Prendi
26. Ermal Mulosmani
27. Fatjon Hoxhalli
28. Floriana Paskali
29. Gaspër Marku
30. Genc Tomço
31. Harilla Koçi
32. Henri Muça
33. Hilda Gorica
34. Hysni Gurra
35. Irena Myzeqari
36. Jonid Jorgji
37. Kastriot Çaushi
38. Kristo Thoma
39. Kristaq Pilo
40. Kleart Duraj
41. Klaudio Pulaha
42. Laureta Roshi
43. Lorenc Vangjeli
44. Malvin Kaçaj
45. Melsi Qirici
46. Merita Fanku
47. Olimpjon Shurdi
48. Olsi Abazi
49. Osman Mula
50. Pano Xhixho
51. Petrit Beci
52. Rafaela Marteta
53. Raimond Cimbi
54. Rajmonda Bulku
55. Rezear Xhaxhiu
56. Rita Gjeka Kacarosi
57. Rita Xheka Kacarosi
58. Robert Budina
59. Rozeta Feri
60. Saimir Bakalli
61. Silvja Gjepali
62. Sokol Gjoshi
63. Thanas Goga
64. Valbona Lasku
65. Xhelil Aliu
66. Ylljet Aliçka
67. Zamir Kokonozi
68. Zylyftar Bregu.