Lista e Autoritetit të dosjeve: Pas politikanit me inicialet I.M., edhe 5 figura të rëndësishme si ish-sigurimsa (FOTO LAJM)

Teksa Ilir Meta figuronte si i përfshirë në aktivitetin e ish-Sigurimit të Shtetit, zbulohen të tjerë emra të përfshirë në listën e Autoritetit të Dosjeve, që figurojnë si të përfshirë aty.

Përmes një letre ky institucion vë në dijeni Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolli, se përveç politikanit të lartë, që në shkresë thuhet se është ish-presidenti Ilir Meta, në listë janë dhe 5 zyrtarë.

Bëhet fjalë për figura të rëndësishme, si më poshtë; shtetasi me inicialet A.D., Th.S., S.H., Xh.Sh., si dhe D.Ç.

Kujtojmë se për këtë çështje reagoi sot dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolli e cila foli për politikanin me inicialet I.M., pa përmendur figura të tjera, duke e cilësuar ngjarjen si rast tronditës./albeu.com/