Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend, protestat, si dhe emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Duke u ndalur te protesta përpara Kryeministrisë, nga e cila u tërhoq pas rreth 108 ditësh qëndrese, Lapaj theksoi se vendimet e tij kanë qenë të bazuara mbi bindje dhe parime.

Të lidhura

None found

Lapaj kritikoi sistemin aktual politik, duke theksuar se nuk lejon një garë të ndershme.

“Unë në dorë e kisha para 11 majit që ta vendosja veten të parin në listë dhe sot do isha deputet. Mund të kem shumë gabime, por sa kohë nuk janë faje, por për shkak se ke një bindje, ideal. Ideali im është gara dhe në atë sallë doja të shkoja me garë dhe për këtë mora riskun. Dhe për këtë nuk më bën dot njeri me për garën jam i gatshëm të bëj sakrifica. Por sot të gjithë janë dëshmitarë i këtij sistemi që nuk të lë të garosh. Nëse kjo ishte sakrifica unë jam krenar. Nuk bëra akrobaci për të shkuar në pushtet, por për të përmirësuar jetën tonë politike. Gabimet paguhen, por e gjitha kjo është morale në fund të fundit”, tha Lapaj.

Kreu i Shqipëria Bëhet komentoi edhe emërimin e drejtorit të ri të Policisë, duke thënë se nuk e njeh personalisht, por i uron sukses në detyrë.

Sipas Lapajt, sfidat për drejtuesin e ri do të jenë të mëdha dhe mënyra se si do të trajtohet publikisht do të tregojë shumë për punën e tij.

“Personalisht nuk e njoh drejtorin e ri të policisë, ka drejtues që i kam njohur dhe personalisht. Unë nuk bëj pjesë tek ata njerëz që e bëjnë zi cdo gjë. Ne duhet ta provojmë. Unë uroj që ai të shkëlqejë në punën e tij sepse mua më gëzon suksesi i policisë së shtetit tim dhe shtetit në tërësi. Nuk dua që të dështojnë sektorë të shtetit tim me idenë se mund të përfitoj politikisht. Madje dua që ky shtet të shkëlqejë që të mos merrem politikisht dhe të merrem me pasionet e mia.

Nëse ai e ka shumë seriozisht atë që tha, do ta ketë shumë të vështirë. Nëse do ta sulmojnë nga cdo anë, do të jeni të bindur se është njeriu që po bën gjënë e duhur. Nëse do të dëgjoni që nuk po sulmohet të jeni të bindur se nuk po bën gjënë e duhur”, theksoi Lapaj.


Shtuar 1.04.2026 21:53