Lirohet nga burgu gjyqtarja Enkeleda Hoxha

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka liruar nga burgu ish-gjyqtaren e Krujës Enkeleda Hoxha, një ditë pasi refuzoi lirimin.

Nga burgu gjithashtu është liruar pasi përfundoi dënimin edhe ish-sekretarja e gjykatës Manuela Mallkuçi.

Ish-gjyqtarja u dënua nga Gjykata e Posaçme me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfitoi 1/3 e uljes së dënimit. Po ashtu për Hoxhën u dha edhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik./albeu.com


Shtuar 12.06.2022 10:31