Liria e medias, Meta ndan konstatimet e FAZ: Rama përdor mjetet ligjore për të nënshtruar gazetarët (FOTO LAJM)

Ish-presidenti Ilir Meta ka shprehur shqetësimin lidhur me lirinë e medias në Shqipëri.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Meta është shprehur se gazetarët duhet të unifikohën në qëndrime dhe të tregojnë hapur dhunën dhe presionet e qeverisë.

Meta duke cituar artikullin e “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ka shtuar se dëmi i shkaktuar është i njëjtë me dëmin e shkaktuar nga propaganda naziste, pedofilia apo terrorizmi.

Postimi i plotë i Metës:

Liria e medias është tregues për gjendjen e demokracisë, kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut dhe përshpejtimin e integrimit europian.

Shqetësimet serioze me të cilat përballet sot media në Shqipëri, të ngritura me profesionalizëm nga gazeta e madhe gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” janë një këmbanë e fortë alarmi, që i fton të gjithë gazetarët të reflektojnë për mbrojtjen e të drejtave të tyre që dhunohen dhe shkelen nga çdo nga armiku i fjalës së lirë, Edi Rama.

Duke ndarë disa nga konstatimet më serioze në artikullin e FAZ, i ftoj të gjithë gazetarët e pavarur dhe kurajozë, që pa humbur kohë të unifikohen në qëndrime, të denoncojnë hapur dhunën, shantazhin e presionet, gjuhën e urrejtjes e frikësimit, por dhe kushtet e papërshtatshme të punës. Ndryshimi është në dorën tuaj! Beteja pakompromis për rivendosjen e lirisë dhe pavarësisë së medias, për dinjitetin profesional dhe njerëzor, nuk do ndalet deri ditën kur edhe gazetari i fundit të çlirohet nga presioni i Qeverisë dhe autocensura!

? Konstatimet e shkëputura nga artikulli i “Frankfurter Allgemeine Zeitung”: https://zeitung.faz.net/…/ëo…/798295.html…

Në renditjen aktuale të Reporterëve pa Kufij, vendi renditet i 103-ti nga 180 shtete – renditja më e keqe në Ballkanin Perëndimor. Kryeministri Edi Rama është përgjegjës për renditjen e ulët. Rama i ka denoncuar gazetarët para kamerave si kosha plehrash, parazitë, derra dhe prostituta. Dëmi i shkaktuar ishte i ngjashëm me atë të shkaktuar nga propaganda naziste, pedofilia ose terrorizmi. Për t’iu afruar këtyre synimeve Rama dhe ministrat e tij përdorin edhe mjete ligjore. Gazetarët e pabindur paditen rregullisht për shpifje në Shqipëri duke u kërcënuar me gjoba dhe sanksione penale. Kryeministri shqiptar gjithashtu kufizon rrjedhën e informacionit për gazetarët e pavarur me të gjitha llojet e rregulloreve dhe ligjeve. Më e njohura është e ashtuquajtura paketë anti-shpifje. Kritikët kanë frikë se Rama dëshiron ta kthejë AMA-n në një agjenci censurimi./albeu.com/


Shtuar 30.08.2022 19:14