Limonatë e ftohtë kremoze, si ta përgatisni sa hap e mbyll sytë

Në temperatura të larta, pijet e ftohta janë shpëtimi ynë për t’iu larguar paksa vapës. Kështu në vijim gjeni recetën e thjeshtë e përgatitjes së limonatës kremoze.

Përbërësit:

– 1 filxhan me lëng limoni të shtrydhur; diku te 3 ose 4 kokrra
– ½ filxhani me sheqer
– 2 ½ gota me ujë
– 4 kupa akulloreje me vanilje

Fillimisht bëni bashkë lëngun e limonit, sheqerin dhe ujin dhe trazojini sa të shkrijnë grimcat e sheqerit.

Më pas, lëreni limonatën të ftohet në frigorifer për 1-2 orë. Duhet që të jetë me patjetër e ftohtë në mënyrë që të mos shkrijë akullorja menjëherë.

Në vijim, hidhni në një gotë pak limonatë dhe kupat e akullores (2-4 lugë ) dhe trazojini që të krijohet një masë homogjene. Shtoni dhe pak akull.