Harry dhe Meghan udhëtuan së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar për të takuar Mbretëreshën Elizabeth në Jubilee Platinium dhe për t’i prezantuar më në fund të voglën Lilibet. Vogëlushja festoi 1 vjetorin por Princi William dhe Kate Middleton thuhet se nuk bënë as përpjekjen më të vogël për t’i prezantuar fëmijët e tyre me kushërirën.
“William dhe Kate nuk bënë fare përpjekje për të prezantuar Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis me Lilibet gjatë Jubileut të Platinit të Mbretëreshës Elizabeth II”, tha për Us Weekly eksperti mbretëror Christopher Andersen.
Ai shtoi se ka ende shumë tension midis vëllezërve pasi Harry dhe Markle u larguan nga familja mbretërore, u transferuan në Kaliforni dhe zbuluan dramën familjare për Oprah Winfrey.
“Me sa di unë, askush nuk beson se ata folën [me njëri-tjetrin],” pohoi Andersen.
Në fakt, Meghan dhe Harry u munduan të thyenin akullin duke ftuar William dhe Kate, bashkë me fëmijët e tyre, në festën e parë të ditëlindjes së Lilibet. Por Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kishin planifikuar të ishin në Uells duke marrë pjesë në festimet e Jubileut të Platinit. Meghan dhe Harry ishin të pranishëm në Katedralen e Shën Palit në Londër dhe u ulën shumë larg nga William dhe Middleton. Madje, thuhet se dy çiftet nuk komunikuan aspak.