Lija e majmunit, mbi 6000 raste në 58 vende

Më shumë se 6000 raste të lisë së majmunit janë raportuar në 58 vende të botës, njoftoi Organizata Botëroe e Shëndetësisë.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanim Ghebreyesus tha se komiteti kompetent  do të mblidhet për të shpallur linë e majmunëve si një epidemi të emergjencës shëndetësore globale nga 18 korriku apo edhë më herët.

Në takimin e tij të mëparshëm më 27 korrik, komiteti vendosi që shpërthimi, me rastet në rritje si në vendet afrikane ku zakonisht përhapet, ashtu edhe globalisht, nuk përbënte ende një emergjencë shëndetësore.

“Unë vazhdoj të shqetësohem për shkallën dhe përhapjen e virusit në të gjithë botën,” tha Tedros, duke shtuar se mungesa e testimit do të thotë se ka shumë më tepër raste të paraportuara. Rreth 80% e rasteve janë regjistruar në Evropë, tha ai. /albeu.com


Shtuar 6.07.2022 17:22