Lija e majmunit: Si mund të mbroheni nga virusi?

Numri i rasteve të konfirmuara të lisë së majmunit po rritet, veçanërisht në Europë dhe Amerikën e Veriut, gjë që ka bërë që OBSH të shpallë emergjencë shëndetësore globale për shkak të infeksioneve. Deri në këto momente, Instituti i Shëndetit Publik nuk ka konfirmuar raste në Shqipëri, sidoqoftë informimi vlen ndaj lexoni në vijim se si të mbroheni nga virusi.

Si mund të mbroheni nga lija e majmunit?

Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar dhe Qendrave të SHBA-së për Kontrollin e Sëmundjeve, masat më të mira paraprake që mund të merrni janë:

– Larja e duarve me sapun dhe ujë rregullisht ose duke përdorur një dezinfektues duarsh me bazë alkooli.
– Përdorni pajisje mbrojtëse personale (PPE) kur kujdeseni për pacientët që janë të konfirmuar ose të infektuar me virusin e lisë së majmunit.
– Hani vetëm mish që është gatuar plotësisht.
– Mos iu afroni kafshëve të egra ose endacake, përfshirë kafshët e ngordhura, si dhe kafshët që nuk duken mirë.
– Mos hani ose prekni mishin e kafshëve të egra.
– Mos ndani shtratin ose peshqirët me njerëz që nuk janë mirë dhe mund të kenë linë e majmunit.
– Mos kini kontakte të ngushta me njerëz që nuk janë mirë dhe mund të kenë lisë majmuni.