Ligji për portet turistike, reagon zyra e BE në Tiranë: Legjislacioni evropian kërkon transparencë dhe konkurrencë për dhënien e koncesioneve

Zyra e Delegacionit të Bashkimi Evropian në Tiranë, ka reaguar lidhur me ndryshimet e fundit në ligjin “Për portet turistike”, të miratuara nga Kuvendi.

Delegacioni i BE thekson se këto ndryshimet do të duhet të vlerësohen nga afër, duke theksuar se legjislacioni BE-së, kërkon procedura transparente dhe konkurruese për dhënien e koncesioneve, përfshirë edhe për portet.

Të lidhura

None found

Gjithashtu, në reagim theksohet se teksti i ri përfshin elementë të ngjashëm me ato të ligjit për Investitorët Strategjikë, një ligj që Shqipëria pritet ta shfuqizojë në kuadër të angazhimeve të saj në procesin e integrimit.

“Ne jemi në dijeni se Parlamenti miratoi ndryshime në Ligjin “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”. Ndryshimet do të duhet të vlerësohen nga afër nga shërbimet tona, veçanërisht në fushën e prokurimit publik dhe përputhshmërinë e tyre me legjislacionin e BE-së, i cili kërkon procedura transparente dhe konkurruese për dhënien e koncesioneve, përfshirë edhe për portet.

Gjithashtu kuptojmë se teksti i ri përfshin dispozita të pranishme në Ligjin për Investitorët Strategjikë. Ky është një ligj që Shqipëria pritet ta shfuqizojë si pjesë e hapave të Agjendës së Reformave dhe në kuadër të kushteve përmbyllëse për Kapitullin 27. Shqipëria duhet të përmbahet nga çdo hap që bie ndesh me këto angazhime”, thuhet në reagimin e zyrës së BE në Tiranë për News24.


Shtuar më 15.04.2026 13:52

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş