“Ligji për Investimet Strategjike, vetëm ndarje favoresh”/ Jorida Tabaku: E kundërshtuam pa sukses që nga 2017

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, pohoi se forca e saj politike i është drejtuar Kuvendit për heqjen e ligjit të investimeve strategjike që në vitin 2017, por nuk morën asnjë përgjigje.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ajo nënvizoi se ky ligj nuk i ka sjellë asnjë përfitim vendit, por vetëm ka shpërndarë favore.

Të lidhura

None found

“Në vitin 2017 ne propozuam pezullimin e ligjit për investimet strategjike. E kemi vënë në dukje këtë problem që atëherë, por të gjitha thirrjet tona u injoruan. Deri tani, vetëm një investitor i huaj është tërhequr me këtë ligj, ndërsa gjithçka tjetër ka qenë thjesht ndarje privilegjesh. Unë solla një propozim ligjor, por ai u refuzua”, deklaroi ajo.

Tabaku shtoi se Shqipëria nuk ka pse t’i ndajë pronat sikur të ishin në varësi të lidhjeve familjare dhe se nuk mund të ketë dy standarde të ndryshme. “E duam për të drejtat e autorit, por jo për investimet strategjike”, përfundoi ajo.


Shtuar 20.07.2026 12:47

Tags: ,
matbetmatbetJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasGrandpashabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişcasibom