Ligji për hapjen e dosjeve, Meta: U mbars mali polli një mi pas mesnate

Ditën e djeshme në Kuvend u mbajt një seancë për miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve ku dy nga deputetët e Partisë Socialiste dolën kundër.

Gjatë konferencës për shtyp Meta është shprehur tashmë Edi Rama kërkon të shmangë vëmendje. Ndërsa për hapjes e dosjeve ai e ka cilësuar si një mbarsnim mes maleve të cilat kanë sjellë një mi.

Ilir Meta: Ligji që kanë bërë këtë mbrëmë. U mbars mali dhe polli një mi. Mali u mbars mbrëmë në mes të natës dhe polli një mi. Meqë nuk i dalin ato dy breshkat të marrë një mi. Edi Rama kërkon të shmangë vëmendjen nga këto 1 miliard dollarë të reja që planifikon për 7 kontrata të reja për vitin që vjen. Këtu janë lekët dhe për pedagogët dhe për studentët. Këtu janë lekët dhe për të rritur pensionet, këtu janë lekët për të rritur rrogat.

 


Shtuar 21.10.2022 11:33