Ligji i Dosjeve, Alibeaj: T’i hapet rrugë deklasifikimit të plotë dhe automatik të të gjitha dokumenteve

Komisioni i Ligjeve është mbledhur ditën e sotme sot për të diskutuar nismat e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për hapjen e dosjeve.

Bushka: Autoriteti i Dosjeve ka akses në disa arkiva. U ndalua të hetonte disa persona.

Alibeaj: Zbardhja e këtyre dokumentave do zbardhë atë që ka ndodhur. Ajo pjesë që ka vuajtur nuk kanë urrejtje por një kërkesë, të drejtën për të njohur të drejtën se c’ka ndodhur. Duhet hapur rrugë deklasifikimit të plotë dhe automatik të të gjitha dokumenteve të dosjeve. Kuvendi ka bërë disa përpjekje në këtë drejtim, ne besojmë se këto janë përpjekje të pamjaftueshme. Per shumëkënd hapja e dosjeve ka qënë ose një diskutim i parakohshëm, këto arsyetime tashmë kanë rezultuar se nuk është i vërtetë. Askush nuk ka kërkuar hakmarrje por kanë kërkuar interes për të ditur të vërtetën. Ka ngelur psikoza e shantazhit. Psikoza e shantazhit e ka shoqëruar shoqërinë. I heqim nga dora shatazhuesve, mjetin me të cilin bëjnë shantazh.


Shtuar 21.09.2022 12:15