Ligji anti-shpifje, Rama: Edhe politikanët kanë familje dhe fëmijë

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Forumin e Medias për Europën Juglindore, foli për ligjin anti-shpifje në Shqipëri, ku prekt liria e medias.

gjatë fjalës së tij Rama theksoi se ai mbëhstet dhe ëhstë në krah të ccdo gazetari që ëhstë sulmuar apo kërcënuar gjatë bërjes së detyrës së tij.

“Për shumë arsye, gazetaria është bërë një përzierje shumë e madhe tanimë e së vërtetës dhe gënjeshtrës, është një fakt. Sigurisht çdo sulm, çdo kërcënim ndaj gazetarëve, nuk ka asnjë diskutim që është diçka e neveritshme, por sa sulme bëjnë gazetarët çdo ditë ndaj njerëzve. E di që politikanët nuk janë njerëz, por megjithatë, ka edhe ca pjesë njeriu në çdo politikan, pra, jo shumë, por një dozë”, tha ai.

Por për Ramën jo gjithmonë gazetarët kanë të drejtë, madje shepesh me artikujt  tyre dezinformues sipas tij kanë cënuar jo pak herë edhe njërëz të ndershëm, apo shkatërruar dhe familje.

“Politikanët kanë familje, fëmijë dhe unë jam plotësisht dakord dhe qëndroj në solidaritet me çdo gazetar që sulmohet dhe kërcënohet. Pyes veten çdo herë, sa shpesh qëllon që këto organizata gazetarësh të çohen kundër vetes, kundër kategorisë së tyre, individëve në grupin e tyre, të cilët në emër të të qenurit gazetar, i lejojnë vetes të bëjnë atë që kohë më parë ishte absolutisht jashtë çdo lloj përfytyrimi”, tha ai.

Projektligji për lajmet e rreme që ngjalli mjaft polemika dhe u konsiderua si censurë, sipas Ramës mbetet ende një masë do duhej të ishte marrë dhe e ndjek si hije. Megjithatë polemikat e krijuara, detyruan qeverinë të hiqte dorë.


Shtuar 14.11.2023 19:20