Ende pa përfunduar sezoni 2020/21 i Ligës së Kampionëve, deri tani 10 skuadra kanë arritur që të kualifikohen për sezonin e ri të garës më të madhe evropiane.
Sot do ta mësojmë finalistin e parë të këtij sezoni, ku do të zhvillohet ndeshja e kthimit mes Manchester Cityt e PSG, ndërsa skuadra që arrin të kualifikohet në finale, do të përballet me fituesin e takimit Chelsea kundër Real Madridit, i cili zhvillohet nesër, përcjell KosovaPress.
Për sezonin e ardhshëm, katër ekipe nga Spanja kanë siguruar kualifikimin për në Ligën e Kampionëve 2021/22, më shumë se çdo ligë evropiane deri tani.
Skuadrat që janë kualifikuar deri më tani për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
Atletico Madrid – La Liga spanjolle
Real Madrid – La Liga spanjolle
Barcelona – La Liga spanjolle
Sevilla – La Liga spanjolle
Manchester City – Premier Liga angleze
Bayern Munich – Bundesliga gjermane
Inter – Serie A
Zenit St. Petersburg – Premier Liga ruse
Dynamo Kiev – Premier Liga ukrainase
Ajax – Eredivisie, Liga e Holandës