“Libri im, letër e hapur drejtuar gjithë shqiptarëve”, Basha zbulon simbolikën e ditës që prezanton librin

Kryedemokrati  Lulzim Basha ka zgjedhur pikërisht 22 marsin si një datë simbolike dhe Qytetin Studenti, për të prezantuar librin e tij të parë, titulluar “Misioni im”, 29 vjet pas fitores së demokracisë.

“Libri im është një letër e hapur drejtuar gjithë shqiptarëve”, tha Basha, veçanërisht ndaj të rinjve për një përfshirje më të madhe në politikë.

“Është një ditë me emocion për mua. Një emocion të disa-fisht. Së pari sepse ndodhem këtu me një libër përpara që ka autorësinë time dhe që sot po e prezantojmë. E dyta ka të bëj me të sotmen është 22 marsi. Është 22 marsi 29 vjet pas fitores së demokracisë.

Një ditë e cila më kujtohet në detaje pothuajse orë për or dhe ju betohem që nganjëherë ndodhë që edhe ça ka ndodh 3 apo 4 ditësh ke vështirësi ta kujtosh në detaje por 22 marsin e 92 unë e kujtoj or për or. Jam përpjekur një pjesë të kësaj ta shpjegoj edhe në këtë libër. Pse dhe nga cilat pozita e kam parë 22 marsin e 92.

Ditën e fitores së demokracisë, ditën kur edhe Shqipëria ju bashkua vendeve të tjera të ish Lindjes komuniste që hodhën tej diktaturën dhe nisën rrugëtimin drejt pluralizmit, drejt hapjes, drejt respektit për njeriun, për individin, për dinjitetin individual.

Pra është 22 marsi dhe jemi në Qyteti Studenti ku nisi rrugëtimi që çoj drejt 22 marsit. Ndaj nuk ka vend më të mirë dhe audiencë më të mirë për ta nisur prezantimin e këtij libri se sa këtu te Qyteti Studenti me studentët e 21”, tha Basha.

Sipas kryedemokratit, libri “ka nisur të ravizohet kohë përpara nxehjes së motorëve elektoral por është një letër e hapur drejtuar shqiptarëve, në veçanti rinisë për një angazhim të drejtpërdrejtë në politikë, për një pjesëmarrje në publiken në jetën publike si rruga e vetme për të siguruar ndryshimin, si rruga e vetme për të siguruar atë që duam”.


Shtuar 22.03.2021 15:05