Lezhë, shpërthim me tritol në një banesë në Shëngjin

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në oborrin e një banese në Ishull-Shëngjin.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Lënda plasëse është hedhur nga persona të pa identifikuar në oborrin e shtëpisë.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes, policia ndodhet në vendin e ngjarjes.


Shtuar 3.02.2024 22:55