Një 17 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se shantazhonte një adoleshente të cilës ia kishte vjedhur llogarinë në Snapchat.
Rasti u denoncua në media.
Të lidhura
None found
“16 vjeçarja shantazhohej nëpërmjet një llogarie të vjedhur, në rrjetin social Snapchat, se do t’i publikoheshin foto personale, nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me shtetasin që e shantazhonte” informoi sot policia e Lezhës.
Policia arrestoi 17 vjeçarin, banues në Lezhë. Veprimet procedurale me të për këtë rast, vijojnë të kryhen në prezencë të familjarëve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut.
