Lezha në errësirë, mijëra banorë pa energji elektrike prej 10 orësh

Mijëra banorë në Lezhë, kanë mbetur pa energji elektrike që nga mbrëmja e djeshme rreth orës 23:00.

Raportohet se situatën e ka vështirësuar edhe më shumë mungesa e ujit të pijshëm.

OSHEE kishte lajmëruar kthim të energjisë në orën 05:30, gjë që nuk ndodhi dhe ende nuk ka një njoftim zyrtar se kur banorët do t’i kthehen normalitetit.


Shtuar 31.01.2025 09:28