Policia ka arrestuar një 35-vjeçar në Durrës, pasi nga kontrollet e zhvilluara në mjetin e tij, efektivët kanë gjetur doza të vogla kokaine, gati për shitje.
Sasia e lëndës narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 35 vjeç, banues në Shijak, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin që drejtonte 35-vjeçari, u gjet dhe u sekuestrua lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, të gatshme për shitje”, njofton policia.