Lëvizte me kallashnikov, dalin pamjet nga arrestimi i Ylli Zallës (VIDEO)

Dalin pamjet e operacionit për arrestimin e të shumëkërkuarit Ylli Zalla, i cili u mbajt nën vëzhgim nga Policia e Tiranës përpara se të vihej në pranga me ndihmën e forcave RENEA.

Sipas pamjeve të siguruara, Zalla është filmuar teksa lëvizte në zonë i armatosur me një kallashnikov, të cilin e mbante në krah.

Të lidhura

None found

Gjatë operacionit, policia i sekuestroi armën e zjarrit, së bashku me tre karikatorë. Hetuesit e Policisë së Tiranës kanë monitoruar lëvizjet e të shumëkërkuarit përmes një droni të teknologjisë së lartë, të identifikuar si “Bayraktar”.

Survejimi ka vijuar deri në momentin kur forcat RENEA kanë ndërhyrë për arrestimin e tij.

Ylli Zalla, u vu në pranga në orët e parë të mëngjesit të kësaj të hënë pranë banesës së tij. Në momentin e arrestimit, Ylli Zalla ishte i armatosur me automatik me tre krehëra fishekë.

Ai qëndronte i fshehur në një godinë pranë banesës së tij në fshatin Zallë. Zona ku fshihej Zalla, u mbajt prej ditësh ne vëzhgim me dron ‘Bayraktar’ nga Forcat Operacionale të drejtorisë së Policisë Tiranës.

Zalla fshihej në një banesë tjetër rreth 500 metra nga e tij, ku mbrëmjen e se shtunës u vendos një sasi tritoli.

Zalla ishte një nga personat e shpallur në kërkim nga autoritetet në kuadër të hetimeve për atentatin e ndodhur në nëntor 2025 në rrethrrotullimin e Rinasit, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe Muçi Shaljani, efektiv policie. Zalla rezulton në kërkim që prej nëntorit 2025, pasi në banesën e tij u zbulua një arsenal armësh gjatë hetimeve për atentatin.

Ai dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarjen e rëndë, e cila ende nuk është zbardhur plotësisht. Më 20 shkurt 2026, Policia zbuloi një tjetër arsenal armësh në fshatin Zall, i cili dyshohet se i përkiste 49-vjeçarit Ylli Zalla.

Zbulimi i armëve u bë në kuadër të hetimeve ndaj tij, ndërsa autoritetet vijojnë të kërkojnë prova për të dokumentuar rolin e tij në ngjarjet kriminale për të cilat dyshohet.

Ylli Zalla ka qenë i arrestuar edhe rreth 12 vite më parë. Në atë kohë, ai u vu në pranga për prodhim të bombave artizanale, ndërsa dyshohej gjithashtu për përfshirje në prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Në të njëjtën periudhë, Zalla ishte hetuar edhe për dyshime mbi lidhje me ISIS, konkretisht për rekrutimin e shqiptarëve për t’iu bashkuar luftëtarëve xhihadistë. Në të kaluarën, ai është akuzuar gjithashtu për kërcënim me jetë ndaj pronarit të një kompanie çimentoje në Fushë-Krujë.

 


Shtuar 26.08.2026 11:17

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisperabetMarsbahissetrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetmillibahismillibahisHoliganbetholiganbetjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetjojobet girişmarsbahisMarsbahis GirişsetrabetleograndbetJojobetmarsbahis