Sot në ora 10:00 pritet të vazhdojë seanca për presidentin e ri të Kosovës, e cila u ndërpre mbrëmjen e djeshme.
Lëvizja Vetëvendosje propozoi mbrëmë dy kandidate për presidente, Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën.
Të lidhura
None found
Në raundin e parë të votimit morën pjesë 64 deputetë, gjersa kandidatja Feride Rushiti mori 63 vota, ndërsa një votë rezultoi e pavlefshme.
Në seancë nuk morën pjesë partitë opozitare.
Kjo e martë shënon edhe afatin e fundit për zgjedhjen e presidentit.
