“Lëri përrallat, por lufto korrupsionin”, Rama: Përrallat i kam për çunin e vogël

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në Instagram pamje nga Drejtoria Rajonale Transportit Rrugor në Berat duke treguar sesi janë transformuar ambientet.

Por, kjo gjë mesa duket nuk u ka pëlqyer qytetarëve të cilët i kërkojnë të bëjë gjëra më të rëndësishme si luftimi i korrupsionit.

Një nga qytetarët i drejtohet duke i thënë: “Lëri këto përralla po lufto korrupsionin në drejtësi, mjekësi e administratë, sepse nga këto gjëra ky vend po bëhet i pajtueshëm për shumë njerëz”.

Në përgjigje Rama i thotë: “Përrallat i kam për çunin e vogël, ndërsa detyrën e kam vetëm për punën, veprat, faktet, por sigurisht që e kuptoj çdokënd që nuk e respekton punën, nuk gjen dot kënaqësi kur sheh një vepër të mirë, nuk do t’ia dijë për faktet, por vrapon për të nxjerrë fjalën e keqe. Keq më vjen sa të duash, por nuk di si t’i ndihmoj të tillë individë”./albeu.com


Shtuar 1.02.2022 12:47