Leli i priti dje në mbledhje online, këshilltarët kërkesë urgjente për t’u ballafaquar në Teatër (FOTO LAJM)

Këshilli Bashkiak i Vlorës ka dorëzuar një kërkesë për mbledhje jashtë radhe me kryebashkiakun Dritan Leli, të cilit i kërkojnë ballafaqim për punën e bërë në krye të këtij institucioni.

Me anë të një shkrese urgjente drejtuar kryetares së këshillit Bashkiak Migena Balla, këshilltarët e Vlorës të kryesuar nga Anduel Tahiraj propozojnë një tjetër mbledhje në ambientet e Teatrit Petro Marku, në datën 22 qershor.

Ditën e djeshme, kryebashkiaku Dritan Leli zhvilloi një takim me drejtorët e drejtorive të Bashkisë Vlorë, online, në mungesë të këshilltarëve të cilët kishin planifikuar t’i bënin gjyq publik.

Leli e shmangu me “procedurë” mbledhjen e Këshillit Bashkiak që do të zhvillohej ditën e djeshme në orën 10:00 në ambientet e Teatrit “Petro Marko”, pasi sipas tij duhen respektuar masat anti-COVID.

 


Shtuar 16.06.2021 14:40