Lëkundjet e tërmetit tronditën Shqipërinë, sizmologu i njohur për AlbEu: Nuk është për t’u shqetësuar

Lëkundjet e tërmetit sollën panik mes qytetarëve këtë mbrëmje, teksa u ndjenë në kryeqytet dhe disa qytete të tjera të vendit.

Megjithatë, sizmologu i njohur Shyqyri Aliaj thotë për AlbEu.com se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

“Nuk është për t’u shqetësuar nga ky tërmet me magnitude 4.6 me epiqendër në Bulqizë”, tha ai.

Tërmeti që goditi pak më parë Shqipërinë zgjati për disa sekonda. Epiqendra e tij ishte 23 km në veriperëndim të Tiranës dhe u ndje në disa qytete. Lëkundje të tjera u ndjenë pak më vonë, me një magnitudë 3.9. /albeu.com


Shtuar 15.01.2023 23:20