Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm, një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter, është regjistruar në vend, duke shkaktuar lëkundje të ndjeshme në zonën qendrore të Shqipërisë.

Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ka qenë mes Lushnjes dhe Elbasanit, rreth 10 kilometra larg Lushnjes dhe 28 kilometra nga Elbasani.

Të lidhura

None found

Lëkundjet janë ndjerë të forta për disa sekonda, duke shqetësuar banorët e zonës, por pa raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.

Edhe disa kohë më parë, një tjetër tërmet është shënuar në të njëjtin rajon, konkretisht në zonën e fshatrave të Belsh.


Shtuar 30.03.2026 07:49