Lëkundet siguria kombëtare, Lituania goditet nga një sulm kibernetik

Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e vendit baltik në një deklaratë të lëshuar nga ministria e mbrojtjes së Lituanisë ka njoftuar se është goditur nga një sulm kibernetik.

“Ka shumë të ngjarë që sulmet me intensitet të ngjashëm ose më të madh do të vazhdojnë në ditët në vijim, veçanërisht në sektorët e transportit, energjisë dhe financave”, raporton Reuters.

Sipas njoftimit rrjetet e sigurta të përdorura nga institucionet shtetërore ishin midis të prekurve.

Agjencia e lajmeve po raporton gjithashtu se grupi rus i hakerëve Killnet ka marrë përgjegjësinë, duke thënë se sulmi është në hakmarrje ndaj Lituanisë që parandalon transferimin e mallrave ruse nëpër territorin e saj në enklavën ruse të Kaliningradit./albeu.com


Shtuar 27.06.2022 15:57