Kandidati për deputet i PL në zgjedhjet e 11 majit qarku Berat, Lefter Maliqi, kadeklaruar se do të faktojë manipulimin e votave nga ana e numëruesve dhe operatorëve të KZAZ-ve në Berat, Polican dhe Dimal.
Gjithashtu, Maliqi ka ngritur akuza edhe ndaj PD, pasi sipas tij, edhe pse i ka informuar për të gjitha parregullsitë që po ndodhin dhe ka ofruar ndihmën e tij, nuk kanë vepruar dhe ia lanë PS-së terrenin e lirë për manipulim.
Ai shprehet se kjo betejë nuk do të bëhet vetëm për moral, por edhe për të denoncuar e zbuluar krimin elektoral edhe gjatë procesit të numërimit!
Maliqi shprehet më tej se SPAK-u, i kapur peng nga Rilindja duhet të marrë pamjet filmike dhe celularët e numëruesve, operatorëve e antarëve të KZAZ-ve dhe të zbulojë dhe nga i merrnin urdhrat.
Postimi i plotë:
Të dashur miq megjithëse mora 5222 vota në Qarkun Berat dhe ju jam shumë mirënjohës secilit prej jush, duke qënë tek 22 me të votuarit, në shkallë vendi nga opozita. Ju garantoj dhe besoj që perveç masakrës elektorale dhe sulmit që pata i vetëm nga të gjitha krahët ju garantoj dhe pres të hapen kutitë në Berat, Dimal e Polican ku ka të dhëna të sigurta për manipulim votash nga numërues dhe operatorë në KZAZ Pasi kam pasur vetëm gjysmat e numëruesve dhe të vezhguesve dhe kishim tavolina numërimi pa asnjë numurues dhe vezhgues si kandidat dhe si koalicion, pasi PD në mungesë ka mundësuar të viheshin më mirë PS sesa numëruesit dhe vëzhguesit e mi, problem për të cilin kam debatuar disa herë edhe me Z. Flamur Noka dhe kam vënë në dijeni Tedi Blushin dhe Liderin Berisha. Pra isha i pabarabartë edhe mes Kandidatatëve dhe ishim zbuluar në këto KZAZ edhe ndaj Rilindjes. Kjo betejë nuk do të bëhet vetëm për moral, por edhe për të denoncuar e zbuluar krimin elektoral edhe gjatë procesit të numërimit!
SPAK i kapur peng nga Rilindja duhet të veprojë të marrë pamjet filmike dhe celularët e numëruesve dhe operatorëve dhe antarëve të KZAZ-ve dhe të zbulojnë dhe nga i merrnin urdhrat nga Deputë dhe Drejtues Vendor. Çdo gjë do zbardhet! Drejtësia do vihet në vend, me ndëshkim çdo manipulatori të blerë e të shitur! Mbetem njëri prej jush 5222 votuesit me zemër që jeni dhe do jeni mbi 2 fish dhe mbi ju nuk vlerësoj asnjë, pasi pa ju nuk ka asnjë shanc të fitohet Bashkia Kuçovë, e grabitur me pak vota në 2023, por as Bashkia Berat pasi ish-komuna Otllak (Lapardha-Moravë-Otllak-Orizaj-Dyshnik-Virjon-Qereshnik) perben 1/4 e qytetit Berat, ku kemi qënë së bashku fitues që nga 2007. Bashkë me ju do marrim vendimet e duhura për sfidat elektorale në vazhdim, për fitore tepër të sigurta. Së bashku do ja dalim me mbështetje, mirënjohje reciproke dhe vendime vetëm në interesin tuaj. S’ka forcë që na mposht drejt misionit tonë për ndryshim dhe zhvillim!