‘Le të thyhen zemrat!’. Ç’thonë letrat Tarot për Nëntorin?

Tesi ose e njohur ndryshe me emrin e saj spiritual Orisha, është një spiritualiste, lexuese e letrave tarot dhe mësuese e trajtimit të chakras (energjisë). Ajo ishte e ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi ku na tregoi mbi rrëfimin e saj shpirtëror por edhe na dha një mesazh; çfarë parashikojnë letrat për muajin Nëntor.

“Cikli i jetës është transformim energjie. E kam ndjerë veten tërë kohës ndryshe nga të tjerët. Emrin im i fëmijërisë është Ori, dhe që e vogël e kam refuzuar. Ndërkohë Orisha është një kulturë afrikane, një zoteshë e kësaj kulture që është kanalizuar në mua. Tesi më ka pagëzuar një afrikan.” – rrëfeu spiritualiste për Abc News Albania.

Tesi dërgoi edhe një mesazh nga leximi i letrave tarot. Teksa ajo na shpjegonte proçesin, zbuloi se Nëntori vjen me një frymë të re dhe rilindje për të gjithë.

“Duhet të lejmë të shkuarën pas dhe të lejmë hapësirë për diçka të re. Duhet të hapim zemrën, duhet të përballemi me frikën për të kaluar emocionet e forta. Ta lejmë zemrën të thyhet copash që të rilind sërish. Po nuk u lënduam, nuk ka rritje shpirtërore.”

Këto ishin mesazhet që morën nga letra e parë, ndërkohë që me letrën e dytë të shfaqur Tesi lexoi:

“Pas të bëjmë këtë transformim të brendshëm që do të materializohet në jetën tonë, do të kemi mundësi të rizgjohemi. Dikush mund të fillojë një punë të re, dikush do sjellë një krijim të ri në jetë, dikush tjetër mund të lind një fëmijë. Pas një transformimi ka gjithmon diçka të re.”

 


Shtuar 9.11.2021 18:24