Një gazetar ukrainas ka zënë ngushtë ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Gazetari i ka bërë një pyetje në lidhje me eksportet e grurit nga Ukraina, teksa po rritet frika për një krizë globale ushqimor.
Gazetari Muslim Umerov shfrytëzoi konferencën për shtyp të Lavrovit dhe homologut turk Mevlut Cavusoglu, duke u ngritur në këmbë dhe duke iu drejtuar Lavrovit.
“Unë jam nga televizioni publik ukrainas, dua të bëj një pyetje!” tha ai. “Përveç drithërave, çfarë mallrash keni vjedhur nga Ukraina dhe kujt ia keni shitur?” pyeti gazetari.
“Ju ukrainasit jeni gjithmonë të shqetësuar për atë që mund të vidhni dhe mendoni se të gjithë mendojnë kështu! Qëllimet tona atje janë të qarta, ne duam t’i shpëtojmë njerëzit nga shtypja e regjimit neo-nazist. Ne nuk po pengojmë grurin. Në mënyrë që ajo të largohet nga portet, zoti Zelensky duhet të japë urdhrin, kjo është e gjitha,” ja ktheu Lavrov duke buzëqeshur.
Kujtojmë se Lavrov ka bërë vizita të rralla jashtë vendit të tij, që pas nisjes së luftës.