“Hitleri ishte hebre”, Zelensky ka “dy fjalë” për ministrin e jashtëm rus

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kritikuar sugjerimin e ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov se Adolf Hitler kishte origjinë hebreje.

“Nuk kam fjalë…” tha Zelenskyy në fjalimin e tij në mesnatë.

“Askush nuk ka dëgjuar asnjë mohim apo justifikim nga Moska. Gjithçka që kemi prej andej është heshtja… kjo do të thotë se udhëheqja ruse ka harruar të gjitha mësimet e Luftës së Dytë Botërore.

“Ose ndoshta ata kurrë nuk i kanë mësuar ato mësime”, shtoi ai.

Zelensky është vetë hebre, por Rusia ka thënë vazhdimisht se dëshiron të denazifikojë Ukrainën, duke filluar nga lidershipi i saj.

I pyetur për këtë më herët, ministri i jashtëm rus u shpreh: “Pra, kur ata thonë “Si mund të ekzistojë nazifikimi nëse jemi hebrenj?” Sipas mendimit tim, Hitleri gjithashtu kishte origjinë hebreje, kështu që nuk do të thotë absolutisht asgjë. Për disa kohë ne kemi dëgjuar nga populli hebre se antisemitët më të mëdhenj ishin hebrenj.”