Lavrov: Ukraina paraqet marrëveshje paqeje me elemente të papranueshme

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov thotë se Kievi i ka paraqitur Moskës një projekt-marrëveshje paqeje, por ajo përmban “elemente të papranueshme”.

Ai thotë se Ukraina ndryshoi propozimet e saj të mëparshme të bëra gjatë bisedimeve ruso-ukrainase në Stamboll më 29 mars.

“Një paaftësi e tillë për të negociuar edhe një herë karakterizon qëllimet e vërteta të Kievit,” thotë ai.

Lavrov pretendon se Kievi kontrollohet nga qendra e qeverisë amerikane në Uashington “të cilët po e shtyjnë Presidentin Volodymyr Zelensky të vazhdojë armiqësitë”.

Ai thotë se Rusia do të vazhdojë bisedimet, por gjithashtu do të bëjë presion për të siguruar kërkesat e veta në çdo marrëveshje.

Në përgjigje, Ukraina thotë se komentet e Lavrov janë propagandë, pasi ai nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në negociata dhe se ato duhen parë në dritën e përpjekjeve ruse për të larguar vëmendjen nga ngjarjet gjatë luftës në Bucha./albeu.com


Shtuar 7.04.2022 15:38