Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot se vendi i tij “nuk do të lejojë që Perëndimi të shpërthejë përsëri tubacionet e gazit”.
Më tej ai shtoi se Moska nuk do të mbështetet më te Perëndimi si partneri i saj i energjisë.
Moska fajëson vendet perëndimore për shpërthimet që dëmtuan tubacionet e gazit Nord Stream 1 dhe 2 në shtator dhe ka kërkuar një hetim ndërkombëtar për incidentin.
Lavrov i bëri këto deklarata në një aktivitet që mori pjesë në Indi, një ditë pas takimit të ministrave të jashtëm të G20 në Nju Delhi./albeu.com