Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me anulimin e vizitës së Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov në Serbi, pasi iu mbyll hapësira ajrore.
Gjithashtu ai ka komentuar edhe deklaratën e bërë nga Lavrov për Ballkanin e Hapur duke thëne se ai i del për zot kesaj nisme si projekt rus.
Reagimi i Berishës
Goebelsi i Vladimir Putinit, Lavrov i del zot Ballkanit te Hapur si projekt rus! Pas ndalimit qe i beri Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi, avionit te tij per te fluturuar ne hapsiren ajrore te ketyre vendeve per ne Beograd, Goebbelsi i diktatorit gjaksor Putin ju deklaroi mediave serbe se ai po shkonte ne Beograd per projektin e Ballkanit te Hapur. Te dashur miq, kjo provon se Edi Rama vasal i Aleksander Vuçiç me Ballkanin e Hapur kerkon te vendosi Shqiperine vendin anetar te NATOs nen hegjemonine e Serbise dhe influencen direkte te Rusise.
Konkretisht Lavrov deklaroi per mediat serbe: “Natyrisht, ata që po i tërheqin fijet në Bruksel nuk e kanë dashur këtë, nuk kanë dashur që ne t’i shprehim mbështetjen tonë për Beogradin, ndër të tjera, projektin e Ballkanit të Hapur. Tashmë është e qartë për të gjithë se Brukseli, NATO dhe BE duan ta kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të quajtur Ballkani i Mbyllur-tha ministri i Jashtëm rus. Me kete rast pershendes perzemersisht vendimet e qeverive te vendeve anetare te NATO-s per ndalimin fluturimit te avionit te ministrit te Putinit ne hapsiren e tyre ajrore dhe denoj me forcen me te madhe aktin antikombetar, anti europian te Edi Rames, mbeshtetjen nga ana e tij te projektit ruso-serb te Ballkanit te Hapur.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë të hënën se anulimi i vizitës së tij në Serbi, ka qenë i pashembullt. Ai i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media, pasi vendet afër Serbisë – Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi – kanë mbyllur hapësirat ajrore për aeroplanin që planifikohej të dërgonte kryediplomatin rus të hënën në Beograd.
“Nëse vizita e ministrit të Jashtëm rus në Serbi, shihet nga Perëndimi si kërcënim në shkallë universale, atëherë gjërat në Perëndim janë qartazi shumë keq”. Lavrov ka thënë se homologu i tij serb, Nikolla Sellakoviq është ftuar në Moskë, dhe shpreson që udhëtimi i tij nuk do të pengohet. “Gjëja kryesore se është askush nuk do të mund të shkatërrojë lidhjet tona me Serbinë”. Ndërkohë që Lavrov e cilëson këtë një situatë të paprecedentë, nuk kanë munguar edhe kërcënimet për sulme ndaj këtyre shteteve.