Teksa më 9 maj kremtohet parada e madhe e ushtrisë ruse, në kuadër të përvjetorit të çlirimit të Rusisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov është shprehur se kjo datë nuk do të ndikojë në veprimet e ushtarëve në ukrainë.
Javën e kaluar, Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, parashikoi se Vladimir Putin do të “rrotullonte terrenin” për një njoftim madhor për të shënuar “Ditën e Fitores” historike të 9 majit.
“Ushtarët tanë nuk do t’i bazojnë veprimet e tyre në një datë të caktuar,” tha Lavrov kur u pyet nëse përvjetori do të ishte një pikë kthese në luftë.
“Ne do ta përkujtojmë fitoren tonë në mënyrë solemne, por koha dhe shpejtësia e asaj që po ndodh në Ukrainë do të varet nga nevoja për të minimizuar rreziqet për civilët dhe ushtarët rusë,” shtoi ai, duke folur në TV italian.