Rusia e ka cilësuar vendimin e vendeve për të mbyllur hapësirën ajrore për vizitën e ministrit të saj të jashtëm në Serbi, një “veprim armiqësor”
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u detyrua të anulojë udhëtimin e tij në Serbi sot pasi një sërë vendesh ndaluan avionin e tij të hynte në hapësirën e tyre ajrore.
Kremlini e ka përshkruar veprimin nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Mali i Zi si “veprim armiqësor”.
Nga ana tjetër, Lavrov duke folur për situatën e quajti veprimin e vendeve, “të paprecedentë”.
“Ne ende nuk kemi marrë një shpjegim për vendimin”, tha ai.
Ai shtoi se homologu i tij serb është ftuar në Moskë dhe ai “shpreson se udhëtimi i tij nuk do të pengohet nga BE-ja.”
Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se veprime të tilla mund të shkaktojnë probleme me orarin e takimeve diplomatike të nivelit të lartë.
Megjithatë, ata nuk do ta pengojnë Moskën të mbajë kontakte me vendet mike, tha ai.